Social Icons

Arrestohen pesë persona për 3 kg drogë

Në një operacion të gjerë policor, që u zhvillua të dielën në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, u arrestuan pesë të dyshuar për ‘posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje’.
Këtij operacioni policor i parapriu një punë hetimore dhe operative nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN-së) e Policisë së Kosovës dhe një urdhër i Prokurorisë Publike Themelore në Ferizaj, operacion ky i cili rezultoi me konfiskimin e 3 kilogramë substancë e dyshuar e llojit heroinë dhe arrestimin e pesë të dyshuarve.
I tërë operacioni policor për arrestimin e të dyshuarve dhe konfiskimin e substancave narkotike, duke përfshirë edhe masat e fshehta hetimore, ka qenë i autorizuar nga Prokuroria Publike Themelore në Prishtinë.
Ndërkaq, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë kontrollimi i shtëpive të të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, gjashtë fishekë të pushkës së gjuetisë, 34 fishkë të pistoletës të kalibrit 7.62 si dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.
Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori me urdhër të të cilit të gjithë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore. 

KLIKONI POSHT TE REKLAMA !!