Social Icons

Faktori njeri me ndikim në vërshimet e fundit

“Degradimi i natyrës, prerja e pyjeve pa ndonjë kontroll dhe djegia e tyre krijon hapësirë të volitshme që uji të dalë nga shtrati e të krijojë përmbytje”, thotë Sylë Tahirsylaj.
Përmbytjet e fundit në Kosovë nga reshjet e atmosferike janë rezultat i degradimit të natyrës dhe shkatërrimit të biodiversitetit nga faktori njeri, thotë drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj.
Sipas tij, Rrafshi i Dukagjinit si dhe tërë Kosova 99 për qind të lumenjve i ka rrëke ose të shpejtë, të cilët, tha ai, nga çfarëdo reshje atmosferike kanë rrjedhje dhe qarkullim shumë të shpejtë të ujërave.
Por, shtoi Tahirsylaj, hedhja e pa kontroll e mbeturinave i ngushton shtretërit e tyre dhe i bën të dalin nga kontrolli.
“Degradimi i natyrës, prerja e pyjeve pa ndonjë kontroll dhe djegia e tyre krijon hapësirë të volitshme që uji të mos qëndrojë mbi ato shpate dhe ato bjeshkë, duke dalë nga shtrati e dukë krijuar përmbytje”.
Përpos degradimit të pyjeve dhe pjesës tjetër të biodiversitetit, sipas Tahirsylajt, edhe hedhja pa kontroll e mbeturinave, qoftë të ngurta apo edhe tjera, ngushton shtretërit e lumenjve dhe bën që një shi sado i vogël të krijojë kushte të favorshme për dalje nga shtrati të lumenjve dhe përmbysje në zonat përreth.
Ai thotë se nga 10 metra në të dy krahët e secilit lumë, sipas ligjit, është hapësirë që llogaritet si autoritet i lumit - gjë që nuk respektohet fare në Kosovë.
“Natyra ua kthen bërllokun qytetarëve që vetë e kanë hedhur në natyrë. Por tash ajo ua gjuan në shtëpi, në ndërtesa dhe shkakton dëme shumë të mëdha”

SHIKONI POSHT TE REKLAMA