Social Icons

Blihen 1 milion telefona BlackBerry...!!

BlackBerry po përgatitet të prezantojë telefonin e ri inteligjent BlackBerry Z10 në fund të këtij muaji në SHBA, pasi më parë e ka prezantuar Kanadaja dhe disa vende të Evropës. Sot, kompania njoftoi se ka marrë porosinë më të madhe në historinë e saj.
Postimi në blogun e BlackBerry nuk e ka publikuar emrin e “partnerit,” i cili ka blerë gjithë ato telefona inteligjentë, por Rick Costanzo, drejtor i shitjeve globale për BlackBerry, ishte shumë i lumtur për këtë shitje dhe tha: “Një porosi për 1 milion pajisje është një votë e madhe besimi për BlackBerry 10.”
Aksionet e BlackBerry janë rritur me 8 për qind pas lajmit që u njoftua sot.
PER ME SHUM KLIKONI TE REKLAMA...