Social Icons

Mariah Carey, Pse nuk flet me motrën?



Para më shumë se dy vitesh, diva e muzikës botërore, Mariah Carey i lindi binjakët, vajzën Monroe-n dhe djalin Moroccan Scott-in. Por, motra e saj tetë vjet më e vjetër Alison, nipin dhe mbesën e saj kurrë nuk do t’i shoh. Motrat nuk flasin qe 19 vjet, ndërsa arsyeja kryesore për këtë është varësia e Alison-it në drogë.
Por, motra problematike së fundi iu drejtua gazetarëve që nëpërmjet medieve ta lusë Mariah Carey-n për falje.
“Jam e pastër tashmë disa muaj dhe kam gjetur një punë si ndihmëse shtëpiake, vetëm dëshiroj ta shoh Mariah dhe nipin dhe mbesën time”, deklaroi 51-vjeçarja Alison. Ajo shtoi se është shumë krenare në motrën dhe nuk mundet më të durojë pasi që kanë kaluar tashmë shumë vjet dhe ato nuk kanë komunikuar njëra me tjetrën.
“I kam parë fotografitë e nipit dhe mbesës sime në gazeta dhe nëpër televizione, janë shumë të ëmbël. Jam e sigurt që Mariah do të jetë nënë e mrekullueshme, ndërsa bashkëshorti i saj një baba i shkëlqyeshëm”, deklaroi motra e madhe e bukuroshes Mariah.
Mariah dhe Alison kanë qenë shumë të afërta deri në vitin e largët 1994. Fëmijëria e vështirë, lufta me varfërinë dhe prindërit e ndarë i kishin bashkuar te dyja motrat. Alison në një intervistë e pranoi se ka qenë prostitutë plot vite dhe se është e infektuar me virusin HIV. Deklaroi se në rrugë kishte punuar pasi që nëna e tyre, Patricia, nuk ka mundur të sigurojë para për ushqim dhe për pagesën e qirasë së banesës, dhe shtoi se me paratë e fituara në këtë mënyrë i ndihmoi Mariah-as që ta ndërtojë karrierën.
Por, varësia në droga e shtyri Mariah Carey-n që të largohet nga motra, dhe këngëtarja e njohur në vitin 1994 me ndihmën e nënës së saj, ishte munduar që Alison-it t’ia marrë kujdestarinë ndaj djalit të saj, Michael-it. Në ndërkohë Mariah ishte grindur edhe me të ëmën dhe se raportet e tyre ishin prishur sikur me të motrën.

KLIKONI POSHTE/LARTE TE REKLAMA !!